Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryediplomati libanez: Libani paralajmërohet se Izraeli po përgatit një sulm në shkallë...

Kryediplomati libanez: Libani paralajmërohet se Izraeli po përgatit një sulm në shkallë të gjerë

Ministri libanez i Punëve të Jashtme, Youssef Raggi, ka bërë të ditur se vendi i tij ka marrë paralajmërime nga palë të pa identifikuara arabe dhe ndërkombëtare që tregojnë se Izraeli po përgatitet të nisë një operacion ushtarak në shkallë të gjerë kundër vendit, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë libaneze të lajmeve NNA, Raggi tha se Bejruti po intensifikon kontaktet e tij diplomatike për “të mbrojtur Libanin dhe objektet e tij nga çdo sulm i mundshëm”.

Bejruti po intensifikon kontaktet e tij diplomatike “për të mbrojtur Libanin dhe objektet e tij nga çdo sulm i mundshëm”, tha Raggi në deklaratat e transmetuara nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve të Libanit NNA.

Mbrëmë, transmetuesi publik izraelit KAN raportoi se ushtria izraelite ka “përfunduar përgatitjet në javët e fundit për një sulm të gjerë në vendet e lidhura me Hezbollahun nëse qeveria dhe ushtria libaneze nuk arrijnë të përmbushin angazhimin e tyre për të çmontuar armët e grupit deri në fund të vitit 2025”.

Izraeli, citoi transmetuesit një zyrtar të lartë të sigurisë pa emër, “ka informuar SHBA-në se do të veprojë vetë për të çarmatosur Hezbollahun nëse kjo nuk bëhet në mënyrë efektive, edhe nëse kjo çon në ditë luftimesh ose në një ripërtëritje të përplasjeve në frontin verior”.

Raggi sqaroi se “takimet e vazhdueshme brenda komitetit të mekanizmit nuk janë negociata tradicionale me Izraelin”.

Komiteti i mekanizmit u krijua sipas marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut, në fuqi që nga fundi i nëntorit të vitit 2024. Ai ka për detyrë të monitorojë zbatimin e armëpushimit dhe përfshin Libanin, Francën, Izraelin, SHBA-në dhe Forcën e Përkohshme të OKB-së në Liban.

“Ne po kërkojmë një kthim në Marrëveshjen e Armëpushimit me Izraelin, ndërsa një traktat paqeje mbetet larg në këtë fazë”, tha ministri libanez.

Në të njëjtin kontekst, ai tha se “armët e Hezbollahut kanë treguar efektivitet të kufizuar në operacionet që mbështesin Gazën dhe në mbrojtjen e Libanit”.

Ai shtoi se Libani është i angazhuar në dialog me Hezbollahun për “ta bindur atë të dorëzojë armët e tij”, duke theksuar se grupi “deri më tani ka refuzuar”.

Raggi e përshkroi rolin e Iranit në Liban dhe në rajon si “negativ”, duke shtuar se “politikat e Teheranit janë një burim paqëndrueshmërie”.

Sipas NNA-së, ai theksoi se Libani ka “një problem me Iranin, por mbetet i hapur për dialog, me kusht që të ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të Libanit dhe financimin e çdo organizate jo-legjitime brenda vendit”.

Raporti i transmetuesit izraelit mbi zgjerimin e operacioneve kundër Hezbollahut ishte i dyti nga media izraelite brenda dy javësh.

Më 30 nëntor, transmetuesi izraelit Channel 13 raportoi se “ushtria izraelite paraqiti një plan operativ për të zgjeruar sulmet kundër Hezbollahut gjatë një takimi të posaçëm të mbajtur me kryeministrin Benjamin Netanyahu, ku morën pjesë disa ministra dhe zyrtarë të sigurisë”.

Një armëpushim ka qenë në fuqi në Liban që nga nëntori i vitit 2024, pas më shumë se një viti sulmesh ndaj vendit që vranë më shumë se 4 mijë njerëz dhe plagosën 17 mijë të tjerë në sfondin e luftës gjenocidale izraelite në Gaza.

Ushtria izraelite duhej të tërhiqet nga Libani jugor në janar të vutut 2025 sipas armëpushimit, por në vend të kësaj u tërhoq vetëm pjesërisht dhe vazhdon të mbajë një prani ushtarake në pesë pika kufitare.

Exit mobile version