Kryeministri çek Andrej Babis pranon humbjen, presidenti shtrohet në spital

Milosh Zeman

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis ka pranuar humbjen e zgjedhjeve. Dy ditë pas votimeve, ai deklaroi partia e tij nuk kishte arritur të marrë shumicën, përballe koalicioneve të opozitës. Ai uroi kundërshtarin e tij, Petr Fiala për fitoren mandatit qeverisës, por gjithashtu akuzoi opozitën për “fushatë shpifjesh.

Partia populsite ANO që drejtohet nga Babis fitoi 27.1 për qind të votave dhe pritet të marrë 72 mandate në Dhomën e Deputetëve prej 200 vendesh. Koalicioni prej tri partish ka fituar të paktën 108 mandate.

Partitë opozitare kanë politike pro Bashkimit Evropian, ndërkohë që partia në pushtet renditej në krahun e euroskeptikëve.Në këto zgjedhje, votuesit çekë për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore kanë lënë jashtë parlamentit komunistët. Partia Komuniste, paraardhësit e të cilës kishin udhëhequr me shtetin nga viti 1948 deri në Revolucionin e Kadifenjtë më 1989 që solli demokracinë, nuk mori 5 për qind të votave që kërkohen për të hyrë në parlament.

Zgjedhjet në Çeki u mbajtën disa ditë pas zbulimit të Letrave të Pandorës, ku Babis ishte një nga personat e përfshirë në skandalet financiare. Pavarësisht se Babis ka pranuar humbjen, ende është e paqartë sesi do të formohet qeveria e re.

Presidenti çek, Milosh Zeman në të kaluarën ka thënë se nuk do të mandatojë një koalicion për të formuar qeverinë, por do ta mandatojë vetëm partinë e parë. Mediat çeke raportojnë se ditën e sotme presidenti i vendit është shtruar në spital. Diagnoza e problemeve të tij shëndetësore nuk u bë publike nga drejtuesit e spitalit. /euronews