Kryeministri francez Castex rezulton pozitiv

Jean Castex

Kryeministri francez, Jean Castex rezultoi pozitiv ndaj Covid-19 dhe agjenda e tij do të ndryshohet në ditët në vijim, në mënyrë që ai të mund të vazhdojë aktivitetet, ndërsa është në izolim për 10 ditë, deklaruan burime pranë qeverisë.

”Kreu i qeverisë mësoi se një nga vajzat e tij 11-vjeçare kishte rezultuar pozitive. Më pas Castex bëri menjëherë një test PCR dhe rezultoi pozitiv”, deklaruan burimet qeveritare.

Kreu i qeverisë, 56 vjeç, i cili mori dy doza të vaksinës në pranverë, nuk kishte rezultuar kurrë pozitiv deri më tani, por kishte qenë në kontakt me persona me Covid-19 në tre raste.

Përpara tij, presidenti i vendit Emmanuel Macron kishte rezultuar pozitiv në dhjetor 2020.

Disa ministra kanë kontraktuar gjithashtu virusin, si ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire dhe ministrja e Kulturës, Roselyne Bachelot. /atsh