Kryeministri grek Mitsotakis viziton ishullin Santorini, ku vazhdojnë aktivitetet sizmike

Kryeministrit i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, vizitoi ishullin Santorini ku vazhdojnë aktivitetet sizmike në ditët e fundit në Detin Egje, transmeton Anadolu.

Gjatë vizitës së tij në Santorini, Mitsotakis u shoqërua edhe nga Ministri i Krizës Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias.

Duke vizituar qendrën e operacioneve mobile në ishull, në një deklaratë për gazetarët këtu Mitsotakis tha se ai vizitoi ishullin për të kontrolluar përgatitjet e mekanizmit shtetëror për një tërmet të mundshëm.

Mitsotakis u bëri thirrje banorëve të ishullit të qëndrojnë të qetë. “Ne nuk do të bëjmë asnjë vlerësim shkencor. Kjo është puna e dikujt tjetër. (Ekspertët) Të bëjnë vlerësimet e tyre dhe të na japin këshilla”, u shpreh ai.

Me vendim të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, në ishull u shpall gjendja e jashtëzakonshme deri më 1 mars. Një ekip i posaçëm ekspertësh nga Athina shkoi në Santorini për të inspektuar ndërtesat në ishull.