Ballina Lajmet Kosovë Kryeministri Hoti i shkruan Vjosa Osmanit, është i gatshëm të raportojë në...

Kryeministri Hoti i shkruan Vjosa Osmanit, është i gatshëm të raportojë në Kuvend për takimin me Vuçiq

Avdullah Hoti është i gatshëm të raportojë në Kuvend për takimin që kishte në Bruksel me Aleksander Vuçiq.

Për këtë, kryeministri i Kosovës i ka shkruar kryeparlamentares, Vjosa Osmanit.

“Në përputhje me zotimet e Qeverisë së Kosovës për transparencë të plotë përgjatë gjithë këtij procesi, shpreh gatitshmërinë time për informimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në njërën nga seancat e ardhshme”, shkruhet në letrën që kryeministri Hoti i ka dërguar kryeparlamentares, Vjosa Osmanit.

Mbetet të shihet nëse Hoti do të ketë mundësinë që të detajizojë në Kuvend të gjitha ato çfarë janë biseduar në Bruksel përballë palës serbe.

Exit mobile version