Kryeministri i Finlandës jep dorëheqjen një muaj para zgjedhjeve

Kryeministri i Finlandës, Juha Sipilä ka dhënë këtë të premte dorëheqjen, duke sjellë rrëzimin e qeverisë së djathtë që drejtonte prej vitit 2015. Rënia e qeverisë vjen vetëm një muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme politike, të cilat do të mbahen më 14 prill.

Sipas informacioneve që japin mediat finlandeze, Sipilä ka dhënë dorëheqjen për shkak se nuk ka arritur të gjejë një dakortësi brenda koalicionit qeveritar për reformën shëndetësore. Prej katër vitesh, qeveria e Finlandës përbëhet prej tre partish kryesore: Partia e Qendrës, e drejtuar nga Sipilä, Finlandezët e Vërtetë dhe Partia e Koalicionit Kombëtar, që drejtohet nga ish-kryeministri Alexander Stubb.

Juha Sipilä ka qenë një biznesmen i suksesshëm në fushën e Teknologjisë së Informacionit, përpara se të merrte drejtimin e qeverisë në maj të vitit 2015./Opinion.al