Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri i Kanadasë i bën thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave...

Kryeministri i Kanadasë i bën thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave ushqimore në Gaza

Mark Carney

Kryeministri kanadez Mark Carney ka kërkuar nga Izraeli të lejojë Programin Botëror të Ushqimit (WFP) të rifillojë operacionet në Gaza, vetëm disa orë pasi agjencia e OKB-së njoftoi se ka mbetur pa rezerva për shkak të bllokadës shtatë-javore.

“Të përdorësh ushqimin si mjet politik është e papranueshme,” shkroi Carney në platformën X. “Civilët palestinezë nuk duhet të vuajnë për pasojat e krimeve terroriste të Hamasit.”

Ai theksoi se WFP duhet të lejohet të vazhdojë punën e saj jetike në Gaza, ku kuzhinat humanitare janë në prag të mbylljes për mungesë të furnizimeve.

Exit mobile version