Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ka deklaruar për Al Jazeera Arabic se ndërmjetësit po vazhdojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje të përhershme që do të përfundonte luftën e Izraelit në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur, pavarësisht sjelljes së fundit të Izraelit që tregon se “nuk është i interesuar” për paqe.
“Vazhdimi i një lufte kaotike të tillë dhe bllokadës është e papranueshme,” tha ai.
“Ne jemi ende duke punuar me kolegët tanë në Egjipt për të arritur një marrëveshje. Ka sfida dhe vështirësi të mëdha. Sjellja e Izraelit në periudhën e fundit e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar të arrihet një marrëveshje,” shtoi ai.
“Por, ne duam të arrijmë një marrëveshje të plotë për t’i dhënë fund luftës dhe për të liruar të gjithë pengjet dhe të burgosurit palestinezë gjithashtu.”