Kryeministri i ri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, refuzon të përdorë makinë luksoze zyrtare

Anwar Ibrahim

Kryeministri i ri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, ka njoftuar se nuk do të përdorë si automjet zyrtar limuzinën luksoze “Mercedes-Benz S600”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anwar Ibrahim, i cili filloi detyrën si kryeministri i 10-të i Malajzisë, deklaroi se do të përdorë ndonjë automjet tjetër në kryeministri në vend të automjetit luksoz në fjalë.

Ibrahim ka bërë një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale duke thënë: “Ju bëj me dije se kam refuzuar të përdor automjetin e markës Mercedes S600, i cili më është blerë dhe furnizuar nga Kryeministria para se të marr detyrën. Nuk dua të bëhen shpenzime të reja për mua”.

Anwar Ibrahiim njoftoi se nuk do të marrë rrogën e kryeministrit

Duke bërë deklarata të ngjashme gjatë daljes nga një xhami në provincën Selangor të shtunën mbrëma, kryeministri Ibrahim tha se se si pjesë e një kulture të re kundër harxhimit të burimeve publike që duhet të zbatohen nga të gjithë, nuk do të ketë makinë të re dhe mobilje të panevojshme në zyrë.

Lideri 75-vjeçar kishte njoftuar më parë se nuk do të merrte rrogën e kryeministrit, në përputhje me premtimin e tij gjatë fushatës zgjedhore.

Ibrahim, i cili ka deklaruar se do të zvogëlohet edhe numri i ministrave në kabinet, tha se ministrave në kabinet u është kërkuar që të mbështesin propozimin për uljen e pagave.