Kryeministri izraelit Naftali Bennett më 22 tetor do të qëndrojë në Rusi, ku do të takohet me presidentin e këtij vendi Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e kabinetit të kryeministrit izraelit theksohet se takimi Bennett-Putin do të mbahet në qytetin rus Soçi.
Të dy krerët do të bisedojnë për çështjet diplomatike, të sigurisë dhe ekonomike mes Izraelit dhe Rusisë, si dhe për programin bërthamor izraelit.
Ky do të jetë takimi i parë i Benett-it me Putinin që kur u bë kryeministër i Izraelit. /aa