Kryeprokurori: Së shpejti edhe tetë aktakuza ndaj nivelit të lartë në Kosovë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ka thënë se viti i kaluar ishte më i suksesshmi për Prokurorinë Speciale, e cila sipas tij, ka arritur t’i zgjedhë 162 raste të formave të ndryshme. Ka thënë se rastet me të cilat është marrë ky institucion i përkasin nivelit të lartë.

Ai ka treguar se Prokuroria Speciale ka shenjëstruar 33 raste dhe prej tyre kanë ngritur 25 aktuakuza.

Me këtë rast, ka paralajmëruar se brenda gjashtë muajve të ardhshëm do të ngritën edhe tetë aktuakzua të reja ndaj profilit të lartë për korrupsion.

“Nga Prokuroria Speciale janë zgjedhur 162 raste në forma të ndryshme. Nën mbikëqyrjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale gjatë këtij viti është funksionalizuar edhe databaza për rastet e shenjëstruara dhe nga 33 raste të shenjëstruara janë ngritur 25 aktuakluza që ne i konsiderojmë të nivelit të lartë. Ndërsa, tetë raste presim të përfundojnë brenda 6 mujorit të parë të vitit 2017”, ka thënë Lumezi, në konferencën vjetore të Prokurorëve.

“Ajo që kërkohet nga ne është një epokë e re e përgjegjësisë. Prandaj, nga të gjithë ju prokurorë të Shtetit pres angazhim maksimal në luftë kundër korrupsionit dhe terrorizimit”, ka thënë Lumezi.

“Roli i Prokurorisë së përmbushjen e kritereve për liberalizmin e vizave është vendimtarë. Barra kryesore për këtë i bie Prokurorisë Speciale e Kosovës. I besoj kësaj Prokurorie. Nga ju pres edhe më shumë. Vetëm rezultatet e mira mund të kthejmë besimin e qytetarëve”, ka shtuar ai.