Kryetari i Dumës ruse kërcënon Evropën me konflikt bërthamor

Vyacheslav Volodin

Kreu i Dumës Shtetërore të Rusisë, Vyacheslav Volodin, deklaroi se nëse shtetet perëndimore e pajisin Kievin me armë bërthamore, një konflikt bërthamor “mund të pasojë në zemër të Evropës”.

Siç shkruan “Newsweek” të hënën, asnjë vend perëndimor deri më tani nuk ka propozuar që Ukraina të furnizohet me armë bërthamorë për luftën e saj ndaj Rusisë, ndonëse eurodeputeti polak, Radoslaw Sikorsi, ka deklaruar se Perëndimi ka të drejtë ta bëjë këtë.

Sipas Sikorsit, Ukraina mund të furnizohet me koka bërthamore për ta mbrojtur pavarësinë e saj.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha javë më parë se lufta bërthamore nuk duhet të fillojë kurrë dhe se Rusia po ndjek qartë mirëkuptimet midis fuqive bërthamore për ta parandaluar një gjë të tillë. /koha