Kryqi i Kuq përgatitet për shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve

Autobusët e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) kanë mbërritur në qytetin Deir al-Balah, në qendër të Gazës, për t’u përgatitur për shkëmbimin e pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë.

Sipas burimeve lokale, operacioni pritet të nisë brenda orëve të ardhshme, në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Pengjet izraelite do t’i dorëzohen përfaqësuesve të Kryqit të Kuq, të cilët do të mbikëqyrin gjithashtu lirimin e të burgosurve palestinezë nga autoritetet izraelite.

Ndërmjetësit nga Katari dhe Egjipti po ndjekin nga afër procesin, duke kërkuar që shkëmbimi të zhvillohet në mënyrë të sigurt dhe pa incidente. /mesazhi