E cilat në qenkan vlerat e përbashkëta mes shqiptarëve dhe izraelitëve?!
E teksa Izraeli po bën përpjekje të qarta për t’i vënë zjarrin Lindjes së Mesme e më pas gjithë botës, të cilën e urren e për këtë arsye kërkon t’i hipë mbi shpinë, pasi kërkon t’i vijë për osh atij dhe marrëzirave sioniste, nga Tirana zyrtare përcillet sërish mbështetje për këtë shtet më shumë se zullumqar.
“Postim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në X, pas telefonatës me Ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gideon Sa’ar:
Faleminderit, Ministër Gideon Sa’ar, për urimet dhe për bisedën tonë të frytshme.
Në këto kohë të vështira dhe sfiduese, Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me popullin izraelit dhe të gjithë ata që janë prekur nga sulmet e kryera nga Irani dhe Hezbollahu. Shënjestrimi i civilëve është i papranueshëm, dhe ne vlerësojmë kurajon dhe qëndresën e popullit izraelit.
Shqipëria mbështet përpjekjet ndërkombëtare vendimtare për të parandaluar përvetësimin nga regjimi iranian, të armëve bërthamore apo të çdo arme tjetër të shkatërrimit në masë që kërcënon paqen në rajon dhe më gjerë. Irani meriton një qeveri nga populli dhe për popullin. Shqipëria së shpejti do të marrë një vendim zyrtar për ta shpallur IRGC, ashtu siç është në të vërtetë: një organizatë terroriste.
Unë e vlerësoj thellësisht miqësinë e kahershme dhe lidhjet e forta ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe mbi një histori unike solidariteti midis popujve tanë.
Këtë vit shënohet 35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, një moment i rëndësishëm që pasqyron forcën dhe qëndrueshmërinë e kësaj miqësie. Pres me kënaqësi të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë”, thuhet në deklaratën e diplomacisë shqiptare.
Po cilat na qenkan, fjala vjen, vlerat e përbashkëta mes shqiptarëve dhe izraelitëve?
E para, cilat janë vlerat izraelite, pasi nuk dihet t’i kenë dhënë botës ndonjë vlerë, gjersa as qytetërim nuk kanë prodhuar dot. Historikisht, sa herë ka patur gjë në dorë, vetëm sherr kanë sjellë.
E sa i përket “vlerave të përbashkëta me shqiptarët”, mos vallë dhe ne jemi të pabesë si ata? Mos jemi dhe ne mashtrues në tregëti? Mos jemi dhe ne spekullantë? Mos jemi dhe ne gënjeshtarë? Mos jemi dhe ne në armiqësi të vazhdueshme me të tjerët? Mos jemi dhe ne hall për fqinjët? Mos jemi dhe ne mosmirënjohës? Mos jemi dhe ne pushtues brutalë dhe zaptues tokash? Mos jemi dhe ne vrasës foshnjash e gjenocidale?
Sigurisht që jo! Ne thjesht jemi treguar zemërgjerë me ata në kohërat kur mbi ta ushtrohej padrejtësi, një virtyt që haset vetëm te muslimanët në histori. Sepse kanë qenë pikërisht muslimanët ata që gjithnjë i kanë trajtuar me dinjitet hebrenjtë sa herë këta të fundit janë gjendur nën pushtetin e tyre. Por kjo nuk i bën ata me vlera të përbashkëta. Është morali, hendeku i madh mes tyre! /tesheshi
