Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kuleba: Po negociojmë garancitë e sigurisë me SHBA, Gjermaninë, Francën dhe Turqinë

Kuleba: Po negociojmë garancitë e sigurisë me SHBA, Gjermaninë, Francën dhe Turqinë

Ukraina është duke negociuar garancitë e sigurisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe Turqinë, deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba në një intervistë për ”El Pais”.

Sipas Kulebas, Ukraina duhet të marrë garanci sigurie jo vetëm nga Rusia, por edhe nga vende të tjera.

“Nëse dikush na sulmon ne, vendet që do të japin garancitë e tyre siguri duhet të dërgojë armët e nevojshme brenda 24 orëve dhe të miratojnë një rezolutë të OKB-së që bën thirrje për përfundimin e agresionit dhe sanksioneve”, theksoi ai. /atsh

Exit mobile version