Ballina Lajmet Kosovë Kurti anulon pjesëmarrjen në Forumin e Bratisllavës, shkak zhvillimet në veri

Kurti anulon pjesëmarrjen në Forumin e Bratisllavës, shkak zhvillimet në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Forumin e Bratisllavës në Sllovaki, për shkak të zhvillimeve në komunat veriore, raporton teve1.info

Lajmin për teve1 e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai tha se ka qenë e planifikuar pjesëmarrja në këtë Forum, mirëpo një gjë e tillë është shtyre dhe nuk dihet nëse do të jetë pjesë e këtij takimi ose jo.

“Ka qenë e planifikuar që të shkojë. Por, për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja. Nuk është definitive ende nëse do të marrë pjesë ose jo”, ka deklaruar Kryeziu.

Exit mobile version