Ballina Lajmet Kosovë Kurti: Kosova nuk i harron e as nuk i falë krimet e...

Kurti: Kosova nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe, në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës.

Kurti mes tjerash ka theksuar se Kosova nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia.

“Republika e Kosovës nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia. Më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, forcat e armatosura serbe i vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës. Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë luftëtarët dhe civilët e rënë për liri, që me sakrificën e tyre e shtruan rrugën deri te ҫlirimi i Kosovës nga Serbia okupatore, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka thënë se atëbotë ranë duke luftuar 21 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nëntë civilë shqiptarë.

Exit mobile version