Kurti: Me LDK-në moti jemi marrë vesh, tash kemi edhe marrëveshje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se me Lidhjen Demokratike të Kosovës moti janë marrë vesh, por se tash kanë arritur edhe marrëveshje.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka theksuar se nuk është tepër vonë për ndryshim, njofton Klan Kosova.

“Në negociatat me LDK-në, njëri-tjetrit, i kemi ofruar kërkesa e i kemi kërkuar oferta, jemi qarë e kemi qeshur, përherë të kujdesshëm që ndërmjet nesh të ndodhet një tavolinë”.

“Jemi vonë, gjithsesi. Nuk është tepër vonë, pa dyshim”.

“Moti jemi marrë vesh, tash kemi edhe marrëveshje. Do të qeverisim bashkë”.