Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në bllokimin e rrugëve që çojnë në vendkalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak po marrin pjesë edhe persona të cilët kanë të kaluar kriminale ekstremiste.
Madje, për këtë Kurti ka publikuar disa fakte për dy prej protestuesve serbë.
Tash e gjashtë ditë serbët në veri të vendit kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikën kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, si shenjë proteste për vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat.