Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ministrin për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynhen, ku u diskutuan zhvillimet politike dhe të sigurisë, si dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.
Sipas njoftimit, në bisedë u adresuan marrëdhëniet bilaterale, çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, horizonti i zgjerimit të Bashkimi Evropian dhe përparimet në kuadër të Procesit të Berlinit.
Njoftimi thekson se ky takim përbën bashkëbisedimin e dytë bilateral mes tyre brenda muajve të fundit, pas vizitës së Wadephul në Kosovë në nëntor të kaluar.
“Ky ishte takimi i dytë bilateral i mbajtur mes tyre në muajt e fundit, pas vizitës së ministrit Wadephul nëntorin e kaluar në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
