Ballina Lajmet Kosovë Kurti: Të përkushtuar për normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke

Kurti: Të përkushtuar për normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova mbetët e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke.

Ai kështu është shprehur në një postim në X ku ka njoftuar se të hënën ka takuar Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen

“Dje, prita Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Kurti.

Sorensen të hënën u takua edhe me ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.

Aty u bë e ditur se dialogu me Serbinë do të jetë nën udhëheqjen e ministrisë që drejtohet nga Konjufca.

Exit mobile version