Ballina Lajmet Kosovë Kurti vazhdon konsultimet për presidentin, takohet me Abdixhikun në Kuvend

Kurti vazhdon konsultimet për presidentin, takohet me Abdixhikun në Kuvend

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, edhe sot po zhvillon takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Takimi po mbahet në ambientet e Kuvendi i Kosovës, ku në fokus të diskutimeve pritet të jetë çështja e presidentit dhe hapat e mëtejmë në këtë proces institucional.

Ndërkaq, siç merr vesh Telegrafi, kryeministri Kurti është takuar mbrëmë edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për të diskutuar rreth çështjes së presidentit.

“Po janë takuar, por nuk ka ndonjë gjë të re”, ka thënë një burim për Telegrafin.

Takimet e njëpasnjëshme vijnë në kuadër të përpjekjeve për koordinim institucional dhe politik lidhur me zhvillimet e fundit.

Exit mobile version