Ballina Lajmet Kush janë muslimanët Hui në Kinë që po persekutohen, për të cilët...

Kush janë muslimanët Hui në Kinë që po persekutohen, për të cilët pak kush flet

Për dallim nga grupet e tjera etnike muslimane në Kinë, të tilla si ujgurët, kazakët dhe të tjerët, hui janë muslimanë që konsiderohen të jenë kinezë etnikë. Në fakt, ato janë një miksim i fiseve kineze, arabe, turke dhe persiane. Ata jetojnë kryesisht në brendësi të Kinës.

Në qershor 2018, China Aid, një organizatë e krishterë, publikoi një histori të tmerrshme në lidhje me persekutimin e muslimanëve Hui, së bashku me ujgurët, kazakët dhe të tjerët, dhe ndalimin e tyre në kampe “riedukimi”.

Bitter Winter, një revistë e dedikuar për lirinë e besimit, ka botuar një seri artikujsh kushtuar përndjekjes së muslimanëve Hui në Kinë. Ajo shkruan për përndjekjen e tyre në fshatin Xi’an. Fshati ka 60 familje, me 43 banorë që janë çuar në kampe riedukimi.

Sipas revistës, një ish i internuar në këto kampe, i cili kaloi më shumë se një vit aty, ​​dëshmoi se ata që i përkisnin komunitetit Hui mbaheshin në kampim veçmas nga të internuarit e tjerë, ndërsa ujgurët e kazakët shpesh qëndronin së bashku, sipas dëshmive të tij.

Nga ana tjetër, Nurlan Koktivbei, i cili kaloi rreth shtatë muaj në kamp, tha se anëtarët Hui nuk kishin asnjë trajtim të ndryshëm nga të tjerët.

Një përfaqësues i një prej shoqatave të Hui në Kirgistan ka thënë se kishte prova të bollshme që Hui po përndiqeshin dhe dërgoheshin në kampe, siç ujgurët dhe muslimanë e tjerë. 

Exit mobile version