Kuvajt, qeveria jep dorëheqje

Njoftohet se qeveria e udhëhequr nga kryeministri i Kuvajtit, Sheikh Sabah Khalid al-Hamed al-Sabah, i ka dorëzuar dorëheqjen emirit Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Jaber Al-Sabah, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta kuvajtiane “Al-Qabas”.

Sipas lajmit të gazetës, duke cituar burime qeveritare, qeveria i ka dorëzuar dorëheqjen emirit të Kuvajtit Sheikh Nawaf Al-Sabah.

Në lajm nuk jepen të dhëna për arsyet e dorëheqjes së qeverisë.

Autoritetet e Kuvajtit nuk kanë bërë ende asnjë deklaratë për këtë çështje.

Pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në Kuvajt në nëntor 2020, qeveria e krijuar më 14 dhjetor 2020 nën udhëheqjen e Sabah Khalid-it dha dorëheqjen më 12 janar 2021, më pak se një muaj më vonë. Agjencia zyrtare e Kuvajtit, KUNA, deklaroi se anëtarët e kabinetit “paraqitën dorëheqjet e tyre në përputhje me zhvillimet në marrëdhëniet mes parlamentit dhe qeverisë dhe interesave kombëtare”.

Më 24 janar, Emiri i Kuvajtit i dha detyrën e formimit të qeverisë së re sërish Sabah Khalid-it.

Qeveria, e cila përbëhet nga 15 ministra të udhëhequr nga kryeministri Sabah Khalid, u betua në mars. /aa