Kuvajt, zjarr në një rafineri të madhe të naftës

Në një rafineri të madhe të naftës në Kuvajt sot ka shpërthyer një zjarr, njoftoi Kompania kombëtare e naftës, duke theksuar se nuk ka viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zjarri që shpërtheu në rafinerinë e naftës Mina al-Ahmadi nuk ndikoi në furnizimin me energji elektrike ose naftë ndërsa një pjesë e punëtorëve pësuan pasojat e thithjes së tymit.

Rafineria, e vendosur përgjatë bregdetit të Kuvajtit, në Gjirin Persik, në veri të kufirit me Arabinë Saudite, u ndërtua për të furnizuar 25 mijë fuçi naftë në ditë të destinuar për tregun e brendshëm të Kuvajtit.

Kohët e fundit ajo ka pësuar zgjerim për të zvogëluar emetimet dhe rriti kapacitetet në 346 mijë fuçi në ditë.

Zjarri shpërtheu në njësinë e rafinimit të naftës, e cila heq squfurin nga produktet e naftës. Banorët e rrethit bregdetar të Fahaheel të Kuvajtit raportuan se dëgjuan një shpërthim të madh dhe ndanë në mediat sociale pamjet e tymit të dendur dhe të zi mbi autostradë.

Kuvajti, i cili ka një popullsi prej 4.1 milionë banorë, është një vend me ekonomi të fortë dhe të ardhura të larta, i mbështetur nga rezervat e mëdha të naftës. /aa