Kuvendi Kombëtar i PD-së e miraton: Përjashtohen nga funksionet në parti personat e shpallur “non grata” nga ShBA

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar propozimin e Kryesisë që personat e shpallur ‘non grata’ nga qeveria e SHBA-së nuk duhet të kenë asnjë funksion drejtues në PD.

“Me propozim të Kryesisë, në mbledhjen e djeshme, pas një debati të gjerë brenda kryesisë. i propozohet Kuvendit Kombëtar që në funksion të të ardhmes të PD e Shqipërisë, vendos shpallja ‘non ngrata’ nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD”, tha kryetari i Komisionit për drejtimin e punimeve të Kuvendit të PD, Jemin Gjana.

Ky propozim i Kryesisë u miratua sot në mënyrë unanime nga delegatët e PD.

Më tej, Gjana tha se vendimi për të përjashtuar nga funksionet drejtuese në PD të personave non grata, merret pasi e ardhmja e vendit ndodhet “në udhëkryq dhe e ardhmja e PD e kërcënuar nga jehona të së shkuarës”. /Tch/