Ballina Lajmet Kosovë Ky është punëtori nga Mitrovica që ra nga 40 katëshja në Prishtinë

Ky është punëtori nga Mitrovica që ra nga 40 katëshja në Prishtinë

Behram A. Behrami është personi i cili humbi jetën dje pasi ra nga një ndërtesë në Prishtinë.

Viktima e moshës 60 vjeçare është nga fshati Vërnicë i komunës së Mitrovicës Dëshmitarët kanë deklaruar se 60 vjeçari ka rënë aksidentalisht pas përfundimit të punës, nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

Punëtori humbi jetën dje rreth orës 17:30 në rrugën “Robert Doll” në kryeqytet teksa ra nga një ndërtesë e investitorit “Prishtina City Center” e cila ishte duke u ndërtuar nga firma “Alba Grup” nga Hani i Elezit.

Menjëhërë pas këtij rasti tragjik, në vendin e ngjarjes kanë dalë pjestarët e policisë së Njësitit të Hetimeve, përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës dhe prokurori kujdestar.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes trupi i pajetë me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar për obduksion.

Ndërsa policia ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin:

“Rr. Robert Doll Prishtinë 12.09.2019 – 17:40. Një mashkull K/Shqiptar pasi ka përfunduar punën, aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese ku ka qenë duke punuar, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe nga ekipi i mjekëve ka konstatuar vdekjen e tij. Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”. 

Exit mobile version