Porsche 910 i parë ndonjëherë i ndërtuar—me numrin e shasisë 910001—është aktualisht në ankand.
Dhe kjo makinë thuhet se ka tërhequr vëmendjen e koleksionistëve dhe adhuruesve të garave klasike.
E zhvilluar fillimisht si makinë për “gara qëndrueshmërie”, ky prototip ishte një pikë kthese në rrugëtimin e Porsche drejt dominimit në botën e garave.
Me fitore të ndryshme, makina ka një histori të pasur në duart e pilotëve privatë.
Pas një restaurimi të plotë për gara historike, ajo është gati për t’u përdorur sërish në pistë.
Modelet e hershme 910 kishin një motor 2.0-litërsh me gjashtë cilindra, të njohur për tingullin karakteristik dhe rrotullimet e larta që e bëjnë atë të veçantë në përvojën e ngarjes.
Në momentin e raportimit, oferta ka kaluar vlerën prej 1.4 milion dollarësh (rreth 1,25 milion euro), kur kanë mbetur vetëm dy ditë deri në mbylljen e ankandit.