Ballina Artikuj Lakmia për ta sfiduar autoritetin e imamëve të mëdhenj është e çuditshme

Lakmia për ta sfiduar autoritetin e imamëve të mëdhenj është e çuditshme

Prof. Driton Arifi

Në botën perëndimore, nuk ka debat që bëhet e që juristët bashkëkohorë të mos marrin si referencë shkencore filozofët e juristët e lashtë. Çdo jurist modern i ligjit, qoftë i Rilindjes apo i kohës së sotme, i referohet figurave të famshme antike filozofike e juridike: Platonit, Aristotelit, Cicero, Gaius, Ulpian, Justinianit, etj.. Ata ndërtojnë mendimet moderne mbi shkollat e vjetra, mbi parimet dhe sistemet e formuara që në lashtësi, për të zhvilluar teorinë pastaj dhe praktikën ligjore moderne.
E megjithatë, në botën islame shpesh shfaqet një ide paradoksale dhe e habitshme: ndërkohë që Imamët e mëdhenjë (Ebu Hanifeja, Maliku, Shafiu dhe Ahmedi – Zoti i pastë mëshiruar) janë themeluesit e shkollave juridike e juridiksionit islam, ka një perceptim se “ne mund t’i tejkalojmë ata lehtësisht” dhe të nxjerrim norma të reja në formë të pamvarur siç kanë bërë edhe vetë ata më parë. Kjo është një vetëpëlqim i tepruar dhe mbivlerësim i urrejtur.
Ata ndërtuan shkolla të mirëfillta juridike, analizuan tekstet e Kuranit dhe Sunetit dhe krijuan metoda të qarta për nxjerrjen e normave (Usuli Fikh).
Rruga e drejtë nuk është të sfidojmë autoritetin e tyre, por të përdorim metodologjinë që ata zhvilluan me vite studimi, vëzhgimi dhe argumentimi, e pastaj mundësisht ta avancojmë edhe më tutje atë.

Prof. Driton Arifi

Exit mobile version