Lavrov: Iniciativat e Turqisë dhe Rusisë ndihmojnë në përmirësimin e situatës në Kaukazin Jugor

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se iniciativat e Turqisë dhe Rusisë ndihmojë në përmirësimin e situatës në Kaukazin Jugor dhe zgjidhjen e problemeve aktuale politike këtu, raporton Anadolu Agency (AA)

Në një konferencë për media për vlerësimin e vitit 2021 dhe çështjet në rendin e ditës, Lavrov iu përgjigj pyetjes së gazetarit të AA-së rreth “platformës së bashkëpunimit 3+3 në kuadrin e përpjekjeve të Turqisë dhe Rusisë për sigurimin e stabilitetit në Kaukazin Jugor dhe për takimin që përfaqsuesët special të dy vendeve zhvilluan në Moskë për normalizimin e marrëdhënieve Turqi-Armeni”.

Lavrov theksoi se mbështesin iniciativat për sigurimin e stabilitetit në Kaukazin e Jugut dhe se marrin pjesë në mënyrë aktive në këtë proces. “Këto iniciativa ndihmojnë në përmisimin e situatës në Kaukazin e Jugut dhe për formimin e kushteve që problemet aktuale politike të zgjidhen në mënyrë më aktive dhe të dobishme nëpërmjet zhvillimit dhe të bashkëpunimit ekonomik dhe të tjerave ndërmjet tre vendeve të Kaukazit Jugor dhe tre fqinjëve të tyre të mëdhenj Rusisë, Turqisë dhe Iranit” vlerësoi Lavrov.

Pasi rikujtoi se krijimin e platformës së bashkëpunimit 3+3 lidhur me Kaukazin Jugor e rekomanduan presidenti i Azerbajxhanit İlham Aliyev dhe presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, kryediplomati rus Lavrov bëri me dije se takimi i parë në këtë format i mbajt në Moskë në dhjetor 2021.

Duke tërhequr vëmendjen se Gjeorgjia nuk mori pjesë në këtë platformë, Lavrov u shpreh: “Kemi mbështetur në mënyrë aktive këtë iniciativë dhe kemi shikuar potencialin e saj bashkues. Që nga dita e parë që filloi të konsultohej kjo iniciativë dhe filloi të përgatitej takimi në Moskë, ne kemi qenë pro edhe pjesëmarrjes së fqinjëve tanë gjeorgjianë në këtë proces. Sa më shumë mundësi të ketë për konsultim, aq më mirë është për zgjidhjen e problemeve aktuale. Nga kjo jemi nisur”.

Lavrov vuri në dukje se nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Gjeorgjinë dhe se për çështjen e Kaukazit Jugor bisedojnë nëpërmjet konsultimeve në Gjenevë dhe kanaleve dypalëshe jo zyrtare. Ai shtoi se në krahasim me vendet e tjera kanë më pak shanse të bindin Gjeorgjinë se platforma në fjalë është e dobishme.

Lavrov tha se për këtë u jemi drejtuar Turqisë dhe Azerbajxhanit, duke shtuar se, “Proceset e filluara në formatin 3+3 janë më të rëndësishëm. Sepse në këtë format konsultohen mundësitë lidhur me zhvillimin e të gjithë rajonit”.

Lavrov rikujtoi se pas Luftës së Karabakut Rusia ka kryer marrëveshje me Azerbajxhanin dhe Armeninë. “Ky format hap rrugën e mundësive në interesin e Rusisë, Turqisë, Iranit dhe sigurisht edhe të Gjeorgjisë. Pjesëmarrja pa parakushte në këtë format është në interesin e Gjeorgjisë” deklaroi Lavrov.

“Shpresojmë se takimi mes Turqisë dhe Armenisë do të jetë i suksesshëm”

Duke përmendur edhe iniciativat e Turqisë dhe Armenisë për normalizimin e marrëdhënieve, Lavrov rikujtoi se që të dy vendet kanë emëruar përfaqësues special për këtë çështje.

“Na vjen mirë që takim i parë për këtë çështje u realizua në Moskë. Roli ynë këtu është të ndihmojmë që dialogu të formohet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Shpresoj se kjo do të jetë e suksesshme” tha Lavrov. /aa