Lavrov: Rusia nuk do luftë në Europë, Perëndimi na detyroi

Lavrov në Muscat (Algjeri) me homologun e tij Ramtane Lamamra

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha të mërkurën se vendi i tij nuk dëshiron luftë në Evropë, por se vendet perëndimore donin ta shihnin Rusinë të mundur në fushatën e saj ushtarake në Ukrainë, raporton Reuters.

“Nëse jeni të shqetësuar për perspektivën e luftës në Evropë, ne nuk e duam fare këtë”, tha Lavrov në një konferencë shtypi në Muscat pas bisedimeve me homologun e tij.

Sipas ministrit rus, është Perëndimi ai që vazhdimisht dhe me këmbëngulje po thotë se në këtë situatë, është e nevojshme të mposhtet Rusia.

“Nxirrni përfundimet tuaja”, tha Lavrov. /euronews