Libani kërkon të rimarrë rajonin i cili është nën pushtimin e Izraelit nga viti 1967

Libani ka përsëritur thirrjen ndaj komunitetit ndërkombëtar për rikthimin e territoreve të tij që mbahen nën pushtimin e Izraelit që nga viti 1967, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri libanez i Bujqësisë, Abbas al-Haj bashkë me një delegacion vizitoi disa rajone në afërsi me kufirin jugor të vendit.

Ministri Al-Haj, pas vizitës foli për gazetarët ku ai kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të ndihmojë Libanin për rikthimin e rajonit Shebaa Farms (Fermat Sheba) i cili ndodhet nën pushtimin e Izraelit.

“Territori në fjalë i përkasin Libanit”, rikujtoi Al-Haj i cili theksoi se do të luftojnë me të gjitha mundësitë për të rimarrë rajonin.

Ai tha se duhet të jepet mbështetje edhe ndaj rezistencës së qytetarëve në jug që qëndrojnë përballë pushtimit izraelit.

Në vitin 1967 kur Izraeli pushtoi Lartësirat e Golanit, territor i Sirisë, ai grabiti edhe Fermat Sheba, rajon i cili i përket Libanit por i cili menaxhohej nga Siria në atë periudhë.

Mes Libanit dhe Izraelit aktualisht ka probleme edhe për shkak të kufijve të diskutueshëm detarë dhe aktiviteteve për gazin natyror në Mesdhe. /aa