Libi, dalin në breg trupat e 17 emigrantëve

Gjysmëhëna e Kuqe e Libisë ka bërë të ditur se të paktën 17 trupa emigrantësh pa dokumente kanë dalë në breg në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjysmëhëna e Kuqe tha se trupat u gjetën pranë qytetit bregdetar Zawiya dhe iu dorëzuan autoriteteve lokale për varrim.

“Më shumë se 1 mijë emigrantë kanë vdekur në aksidente të shumta me anije dhe mbytje të anijeve jashtë Libisë këtë vit”, thuhet në njoftimin e Gjysmëhënës së Kuqe.

Libia ka qenë e trazuar që nga viti 2011 kur një kryengritje popullore përmbysi udhëheqësin e atëhershëm, Muammar Gaddafi.

Vendi i shkatërruar nga lufta është bërë një pikë e rëndësishme nisjeje për emigrantët e parregullt që përpiqen të shkojnë në Evropë për të ikur nga varfëria dhe konfliktet brenda vendeve të tyre. /aa