Ballina Arritje Teknologji Liderët botërorë të teknologjisë i bashkohen një bordi shtetëror për mbikëqyrjen e...

Liderët botërorë të teknologjisë i bashkohen një bordi shtetëror për mbikëqyrjen e teknologjisë AI

Ky bord AI do të funksionojë nën mbikëqyrjen e Departamentit të Sigurisë Kombëtare për implementimin e sigurisë të AI në infrastrukturat kritike të vendit.

CEO i OpenAI Sam Altman, CEO i Microsoft Satya Nadella dhe CEO i Alphabet Sundar Pichai vendosën ti bashkohen një Bordi Shtetëror të Sigurisë së Inteligjencës Artificiale raportoi Wall Street Journal.

Atyre do tu bashkohen edhe CEO i Nvidia Jensen Huang, CEO i Northrop Grumman Kathy Warden dhe CEO i Delta Ed Bastian së bashku me liderë të tjerë të teknologjisë dhe AI.

Ky bord AI do të funksionojë nën mbikëqyrjen e Departamentit të Sigurisë Kombëtare për implementimin e sigurisë të AI në infrastrukturat kritike të vendit.

Ata gjithashtu kanë për detyrë të japin rekomandime për operatorët e rrjetit të energjisë, ofruesit e shërbimeve të transportit dhe impiantet prodhuese se si ata mund të mbrojnë sistemet e tyre kundër kërcënimeve të mundshme që mund të vijnë nga përparimet në këtë teknologji.

Administrata Biden kishte urdhëruar krijimin e një bordi të sigurisë AI vitin e kaluar si pjesë e një urdhri ekzekutiv që përqendrohet tek rregullimi i zhvillimit të teknologjisë.

Exit mobile version