Hamish Falconer, ministri britanik për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, ka shprehur shqetësimin e tij pas njoftimit të Programit Botëror të Ushqimit (WFP) se rezervat e ushqimit në Gaza janë shteruar.
“Ndalesa shkatërruese e ndihmave nga Izraeli po rrezikon civilët, përfshirë 1 milion fëmijë, nga uria,” shkroi ai në platformën X.
“Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania janë të qarta – kjo duhet të marrë fund,” shtoi ai, duke iu referuar një deklarate të përbashkët të tre vendeve më 23 prill që i bënte thirrje Izraelit të heqë bllokadën ndëshkuese.
