“Liri për Palestinën” nesër në ora 12:00 qytetarët mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Reagime të shumta pati pas sulmeve të njëpasnjëshme në Palestinë, ku qytetarë të shumtë humbën jetën.

Pas dhunës së Izraelit ndaj palestinezëve, qytetarë të shumtë të Kosovës nesër do të mblidhen në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të marshuar në solidaritet me popullin palestinez.

Mbledhja e qytetarëve nis në ora 12:00.

Organizuesit e këtij aktiviteti kanë realizuar dhe disa pankarta ndër të tjerash ku thuhet “Nëse je neutral ndaj padrejtësive, ke zgjedhur anën e shtypësit”.