Ballina Sport Futboll Liverpool deklason Newcastlen në Anfield, Man City pëson një tjetër humbje

Liverpool deklason Newcastlen në Anfield, Man City pëson një tjetër humbje

Liverpool ka regjistruar një tjetër paraqitje fantastike në Premierligë, duke e mundur 4:0 Newcastle United në ‘Anfield Road’, duke shfrytëzuar në anën tjetër humbjen e Manchester Cityt në udhëtim te Leicester City.

Liverpool shfrytëzon humbjen e Man Cityt, shkëputet për gjashtë pikë

Skuadra e Jurgen Klopp ka treguar edhe një herë se jo rastësisht janë lider në Premierligë, duke e mundur 4:0 në shtëpi Newcastle United, në ndeshjen e javës së 19-të.

Dejan Lovren, Mohamed Salah, Xherdan Shaqiri dhe Fabinho ishin golashënues në fitoren e 16-të të Liverpoolit këtë sezon.

Fitorja e Liverpool ka marrë edhe më shumë kuptim për tifozët e ‘The Reds’, pas humbjes 2:1 të Manchester Cityt në udhëtim te Leicester City.

Kampionët aktual të Premierligës kanë pësuar edhe humbjen e tretë këtë sezon në Premierligë, të dytën në tri ndeshjet e fundit.

Albrighton dhe Pereira shënuan për fitoren e Leicester në përballjen ndaj Man Cityt.

Golin e vetëm për skuadrën e Manchester Cityt e ka shënuar Bernard Silva.

Exit mobile version