Ballina Lajmet Kosovë Lumi Mirusha përsëri ka dalë nga shtrati, dy ura janë të mbuluara...

Lumi Mirusha përsëri ka dalë nga shtrati, dy ura janë të mbuluara me ujë

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe të borës, është rritur niveli i ujit në lumin Mirusha dhe në rrjedhat tjera të ujërave, duke shkaktuar daljen nga shtrati të lumit, kryesisht në prona bujqësore, por edhe në rrugë.

 

Si pasojë rruga Mirushë-Gurbardh është bllokuar, dhe vështirësi ka edhe në akset rrugore Malishevë-Kijevë, Malishevë-Banjë dhe Turjakë-Bubël, ndërsa rrugët në malet e Berishës, janë të kalueshme, pasi është larguar bora nga rrugët. Kështu kanë deklaruar sot drejtoritë përgjegjëse komunale në Komunën e Malishevës, ajo për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe e Shërbimeve Publike, sipas të cilave të gjitha ekipet emergjente janë në terren, e po ashtu edhe operatori përgjegjës për pastrimin rrugëve nga bora, dhe janë duke e menaxhuar situatën.
Momentalisht, në rrugët ku ka probleme, banorët mund të përdorin rrugët alternative dhe situata është e menaxhueshme dhe deri më tani situata nuk paraqet rrezik, por pavarësisht kësaj, ekipet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë.
Exit mobile version