Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Macron: Izraeli duhet të ndalojë sulmet e tij ndaj Rafah

Macron: Izraeli duhet të ndalojë sulmet e tij ndaj Rafah

Pasi Izraeli bombardoi kampin e refugjatëve të palestinezëve të zhvendosur në Rafah, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje për armëpushim urgjent dhe theksoi se Izraeli duhet të ndalojë sulmet e tij ndaj qytetit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një postim nga platforma sociale X, Macron tha se është “i zemëruar” nga bombardimet e Izraelit në kampin e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në Rafah.

“Sulmet në fjalë duhet të ndalojnë”, tha Macron.

Presidenti francez theksoi se në Rafah nuk ka një zonë të sigurt për civilët palestinezë, si dhe bëri thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe për armëpushim të menjëhershëm.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ndalimin e sulmeve, Izraeli dje bombardoi tendat e palestinezëve të zhvendosur në qytetin Rafah në Rripin e Gazës, ku si pasojë humbën jetën të paktën 40 palestinezë.

Exit mobile version