Man City – Inter, formacioni i kombinuar me lojtarët e dy skuadrave finaliste të Ligës së Kampionëve

Manchester City dhe Interi do të luajnë sot (e shtunë) mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për sezonin 2022/23.

Edicioni 2022/23 i Ligës së Kampionëve do ta mbyll perden këtë mbrëmje me ndeshjen e fundit, atë finale, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Ataturk Olympic” të Stambollit, me fillim nga ora 21:00.

Të dy ekipet finaliste kanë treguar formë të lartë këtë edicion duke qenë me plotë meritë në finale, pasi kanë treguar ndeshje të mira duke mposhtur pa shumë vështirësi kundërshtarët.

Megjithatë, kjo nuk do të ndodhte nëse këto dy skuadra nuk do të kishin yje të kalibrit botëror në gjirin e tyre.

Por, cilët janë më të mirët e finales dhe si mund të kombinohet një formacion me lojtarët e dy skuadrave finaliste?

Faqja e njohur e rezultateve dhe statistikave Liverscore ka publikuar një formacion të kombinuar, ku City ka shtatë lojtarë dhe Interi katër.

Në portë, Andre Onana ka fituar garën me Ederson, ndërsa në mbrojtje Federico Dimarco është lojtari i vetëm i Interit, pasi në pozitat tjera gjenden Kyle Walker, John Stones dhe Ruben Dias.

Në mesfushë, Rodri zë vend si lojtarë më tipare mbrojtëse, Nicolo Barella dhe Ilkay Gundogan si mesfushor qendror dhe Kevin de Bruyn para tyre si mesfushor sulmues apo ‘trequartista’.

Sulmi padyshim se përbehet nga dy sulmuesit e frikshëm këtë sezon, Erling Haaland dhe Lautaro Martinez.