Man City klubi më i vlefshëm në botë, asnjë ekip italiane në top 10

Ekipi anglez ka marrë primatin si klubi më i vlefshëm në botë.

Web-faqja e njohur ‘Transfermarkt’ ka bërë përditësimet e fundit lidhur me vlerën e përgjithshme të ekipeve, shkruan lajmi.net.

Manchester City prin si ekipi me vlerën më të lartë, mbi një miliardë eruo.

‘Citizens’, kanë shpenzuar shumë viteve të fundit dhe kanë futbollistë mjaft kualitiativ në skuadër.

Vlera e skuadrës së Manchester Cityt llogaritet të jetë një miliardë e tetëdhjetë milionë euro.

Pozitën e dytë e zë PSG që ka vlerë totale rreth 990 milionë euro.

Gjiganti anglez, Man Utd është e treta me vlerë të ekipit 907 milionë euro.

Për çudi, asnjë ekip italiane nuk zë vend në top 10, Juventusi është ekipi i 12 më i vlefshëm në botë, Interi i 15-të, kurse Milani në vendin e 19.

Kjo është lista e 10 ekipeve me vlerën më të lartë në botë.