Ballina Sport Futboll Man Utd dështon të fitojë ndaj skuadrës që ka rënë nga Premierliga

Man Utd dështon të fitojë ndaj skuadrës që ka rënë nga Premierliga

Manchester United ka dështuar të arkëtojë pikë të plota si vendase ndaj Fulhamit, duke barazuar 1-1.

Edinson Cavani 15′ zhbllokoi shifrat në këtë ndeshje, duke shënuar një gol mjaftë të bukur për t’i dhënë epërsinë skuadrës, raporton lajmi.net.

Ndeshja u vlerësua nga mungesa e rasteve, mirëpo në minutën e 76-të, Bryan Joe barazoi shifrat pas asistimit të Bobby Reid.

Fulham veçse ka rënë nga Liga, derisa Man Utd ka siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Në këtë ndeshje vëmendjen kryesore e mori rikthimi i tifozëve, të cilët nuk ishin të pranishëm për një kohë të gjatë shkaku i pandemisë dhe rregullave kundër COVID-19.

Exit mobile version