Ballina Sport Futboll Manchester United në sulm, synon pesë lojtarët gjatë verës (Foto)

Manchester United në sulm, synon pesë lojtarët gjatë verës (Foto)

Me vetëm një garë ku mund të fitojnë trofe, në Kupën FA, me vendin e dytë në Ligën Premier dhe të eliminuar nga Ligën e Kampionëve, Manchester United po mendon për përforcime.

Më asnjë trofe të madhe të fituar nga sezonin 2012/13, United sezonin  e ardhëm do të synojë shumë.

Jose Mourinho ka bërë gati listën e përforcimeve ku janë pesë lojtarë në listë.

Jorginho

I pari në listë është mesfushori organizativ i Napolit, Jorginho. Ai është kthyer në njërin prej mesfushorëve më të mirë në Serie A.

Në sezonin 2016-17, Jorginho ka kompletuar 98 pasime për ndeshje. Ai është i pari në pesë ligat me 92.6% për qind të pasimeve.

Ai mund të luajë në mes me Nemanja Maticin dhe Paul Pogban.

Ryan Sessegnon

I riu i kthyer në njëri prej lojtarëve më të përfolur në Angli, Sessegnon, shihet si zëvendësuesi Luke Shaw.

Luke Shaw do të largohet nga Manchester United, pasi nuk pëlqehet nga Jose Mourinho.

I riu i Fulham , mund të luajë edhe në krahë të sulmit pasi ka shënuar 14 gola.

Raphael Varane

Lojtar që u gradua nga Jose Mourinhote Real Madrid, por mbrojtësi dhe trajneri mund të bëhen bashkë.

Pritet të bëhet një dyshe e fort me Eric Baillyn.

Toby Alderweireld

Mbrojtësi i Tottenham, Alderweireld, mund të jetë një tjetër përforcim.

Belgu është në bisedime për kontratën e re, por ende nuk është nënshkruar. Ai mund të përfundojë te United.

Willian

Mourinho e pëlqen shumë brazilianin që nga koha kur kanë qenë bashkë te Chelsea.

Ai është lojtar që shënon gola, pasi deri më tani ka gjetur rrjetën 13 herë

Exit mobile version