Ballina Sport Futboll Mane shembull edhe jashtë fushës, shkoi për t’i pastruar banjot e xhamisë...

Mane shembull edhe jashtë fushës, shkoi për t’i pastruar banjot e xhamisë lokale pas fitores ndaj Leicesterit (Video)

Jo çdo superyll në botën e futbollit sot i pastron banjot, por këtë nuk e ka aspak problem ylli i Liverpoolit, Sadio Mane.

Sulmuesi nga Senegali mahniti të gjithë me këtë aksion pas ndeshjes ndaj Leicester Cityt, të cilën Liverpooli e fitoi me rezultat, -1.

Dhe pas ndeshjes ndaj ”Dhelprave”, Mane shkoi në një xhami lokale, ku filloi t’i patronte banjot e objektit fetar.

Nga ana tjetër, Mane vazhdoi me formën fenomenale duke shënuar golin e tij të katërt këtë sezon në kampionatin anglez.

Reprezentuesi senegalez i dhuroi epërsinë e parë Liverpoolit, derisa Roberto Firmino e shënoi golin e dytë.

Dhe pas fitores, 2-1, Mane është pyetur rreth formës së Mohamed Salah dhe Roberto Firminos dhe ai tha se herët është të flitet për këtë.

”Unë mendoj që është herët të flasim, ne ishim 10-15 ditë në përgatitje para-sezonale, kështu që ne kemi nevojë edhe për disa javë të kthehemi në formën optimale”, tha ai.

https://twitter.com/FootbalIStuff/status/1036208817317588993

Exit mobile version