Ballina Lajmet Kosovë Maqedonci: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan

Maqedonci: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

Ministri Maqedonci përmes një postimi në platformën ‘X’, mes tjerash theksoi se temë e diskutimit ka qenë rritja e bashkëpunimit dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.

“Rikonfirmuam angazhimin e përbashkët të të Kosovës dhe Italisë, për të vazhduar partneritetin tonë dypalësh në fushën e mbrojtjes. E nënvizova qëllimin tonë për t’iu bashkuar NATO-s, për të garantuar stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor dhe me gjerë. Grazie Italia!”, tha Maqedonci.

Exit mobile version