Maqedoni e Veriut, 766 raste të reja dhe 12 viktima nga COVID-19

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 766 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 12 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 245.398, ndërsa numri i vdekjeve në 8.115.

Vendi po ashtu ka regjistruar 486 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 220.886.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 1.710.444 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.748 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 16.397. /aa