Ballina Lajmet Kosovë Marinsi amerikan: Krenar me FSK-në, ata i përkasin një klase botërore

Marinsi amerikan: Krenar me FSK-në, ata i përkasin një klase botërore

Shumë ushtarë nga radhët e FSK’së dhe nga Policia e Kosovës qysh nga momentet e para të ditës së djeshme ishin nisur drejt Shqipërisë, për t’i dalur në ndihme të gjithë atyre që kishin mbetur nën rrënoja, nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë, reagimi i tyre profesional është përshëndetur nga një njeri i veçantë, ai është marinsi amerikan, Jeffrey

Njësitë përkatëse të FSK-së, gjatë ditës së djeshme ishin nisur drejtë Shqipërisë, për t’i ndalur në ndihmë atyre që kishin mbetur nën rrënoja, asistimi nga FSK dhe Policia e Kosovës, ishte e nevojshme dhe nuk mungoj, ata u treguan profesionist dhe në gatishmëri të lartë.

Për këtë reagim të FSK-së ka shkruar marinsi amerikan Jeffrey Fischer, i cili ka shkruar se fjalë të mëdha për ushtarët kosovarë që po asistojnë në Shqipëri, ai ka thënë ndihet krenar me FSK-në.

“Për vite me radhë, unë pashë Forcën e Kosovës së Sigurisë (FSK) të ndërtonte ‘Forca e Reagimit të Shpejtë’ dhe të stërvitjen në një strukturë të klasës botërore për reagimin ndaj fatkeqësive. Sot, anëtarët e FSK-së tashmë janë vendosur në Durres për të ndihmuar, Shqipërinë. Shumë krenar për FSK-në”, ka shkruajtur ai.

Jeffrey Fischer, kishte shërbyer si atashe i Lartë i Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë. /Lajmi.net/

Exit mobile version