Marok, Unioni Kombëtar i të Pavarurve fiton zgjedhjet e përgjithshme

Unioni Kombëtar i të Pavarurve (RNI), partneri i koalicionit në Marok, me 97 vende ka fituar zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën më 8 shtator në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm i Marokut, Abdelouafi Laftit në një konferencë për media njoftoi rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën dje në vend për të zgjedhur 395 deputetët që do të kryejnë detyrën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Laftit tha se janë numëruar 96 për qind të votave dhe se RNI është fituese e zgjedhjeve pasi arriti të fitojë 97 deputetë.

Gjithashtu ai vuri në dukje se Partia Fisnike dhe Bashkëkohore (PAM) fitoi 82 vende, Partia e Pavarësisë 78 vende, Bashkimi Socialist 35 vende, Lëvizja Popullore 26, Përparimi dhe Socializmi 20 vende dhe Bashkimi Kushtetues 18 vende.

Laftit tha se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (PJD) e cila është partnerja më e madhe e pushtetit ka mbetur në 12 vende dhe se 12 vendet e tjera të mbetura janë shpërndarë në mesin e 12 partive të mbetura.

Në një deklaratë dje Ministria e Brendshme njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale në vend ka qenë 50.18 për qind. /aa