Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Marrëveshje miliardëshe! Ukraina do të ndihmojë Arabinë Saudite dhe Katarin kundër dronëve...

Marrëveshje miliardëshe! Ukraina do të ndihmojë Arabinë Saudite dhe Katarin kundër dronëve iranianë

Ukraina do t’u ofrojë njohuri teknike Arabia Saudite dhe Katar për t’i ndihmuar të përballojnë sulmet e Iranit.

Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy gjatë një interviste ekskluzive për NBC.

Zelenskyy tha se “ata e njohin ekspertizën tonë”, duke vënë në dukje përvojën e Ukrainës në menaxhimin e kërcënimeve nga dronët iranianë Shahed, të cilët janë përdorur nga Rusia në konfliktin e Ukrainës.

Sipas Zelenskyy-t, kjo përvojë ka kthyer shumë ushtarë dhe ekspertë ukrainas në specialistë për të kapërcyer teknologjinë ushtarake iraniane.

Në këmbim të kësaj ekspertize, vendet e Gjirit do të ofrojnë “miliarda” dollarë investime për mbrojtjen dhe përforcimin e kapaciteteve të Ukraina, shtoi presidenti ukrainas, duke treguar një partneritet të ri strategjik në fushën e sigurisë dhe teknologjisë ushtarake.

Exit mobile version