Ballina Arritje Teknologji Martin Shkreli: Shoh potencial të madh në blockchain, po punoj në një...

Martin Shkreli: Shoh potencial të madh në blockchain, po punoj në një softuer

Pasditen e së Premtes në një video telefonatë me Decrypt, Shkreli tha se disa mashtrues kishin qenë pas kësaj skeme dhe njoftimit për shtyp.

Personazhi kontrovers Martin Shkreli tha për Decrypt se lajmet për lançimin e një burse të decentralizuar (DEX) quajtur Albumswap nuk janë të vërteta pavarësisht një njoftimi për shtyp publikuar të Enjten që tregonte të kundërtën.

Sipas njoftimit për shtyp, Albumswap ishte përgjigja e Shkrelit për Uniswap bazuar në një skenar ku Shkreli kishte pasur një konfrontim në rrjetin social Twitter me themeluesin e këtij të fundit Hayden Adams.

Njoftimi për shtyp drejtonte lexuesit tek një uebsajt i Albumswap dhe më pas tek një kontratë inteligjente me vlerë 1,400 dollarë në ethereum.

Është e paqartë se kush fshihej pas lajmit të rremë. GlobeNewWire, një rrjet me pagesë për njoftimet për shtyp e hostoi këtë lajm si zyrtar ndërsa tani thotë se është duke hetuar rastin gjithashtu.

Ishte një llogari në rrjetin social Twitter me emër përdoruesit @anonshkreli që pretendonte se Martin Shkreli është duke diskutuar për Albumsawp në Twitter Spaces.

Pasditen e së Premtes në një video telefonatë me Decrypt, Shkreli tha se disa mashtrues kishin qenë pas kësaj skeme dhe njoftimit për shtyp. “Siç duket ka mjaftueshëm incentivë sidomos nëse jeni në një vend ku 5 mijë dollarë janë sasi e madhe parash,” tha Ai.

“Mjafton të hedhësh diçka aty në internet për të kapur ndonjë para. Ky person me shumë gjasa është dikush që ndërton një skemë të ngjashmeme atë të Anna Delvey,” tha Shkreli.
Shkreli dhe Uniswap

Shkreli hapi një Twitter Space në Maj me tu liruar nga burgu dhe tha se kishte hyrë në industrinë e kriptomonedhave përmes Uniswap gjatë kohës që ishte i burgosur. Ai pretendoi se kishte marrë favor për tu dhënë këshilla gardianëve të burgut në lidhje me Bitcoin.

Menjëherë pas shfaqjes së Shkrelit në Twitter Spaces, themeluesi i Uniswap Hayden Adams publikoi në Twitter: “A do t’i pëlqejë Shkrelit akoma Uniswap kur të mësojë se kam dëgjuar albumin e Wu-Tang që ai bleu së fundmi?”

Adams po i referohej Once Upon a Time in Shaolin, një album i padebutuar që Shkreli e bleu në 2015-ën për 2 milionë dollarë përpara se të zhdukej nga publiku. Albumi fizik më pas u konfiskua nga qeveria Amerikane dhe u shit tek një blerës i paidentifikuar. Koleksionist i arteve ethereum PleasrDAO bleu albumin për 4 milionë dollarë.

Cicërima e Adams e goditi Shkrelin. “Më zuri në befasi,” tha Shkreli për Decrypt. “Në një fare mënyre po tallej me mua. Ishte e çuditshme e sepse mund të mos pëlqeni dikë por keni ndërtuar një mjet si Uniswap të cilin dëshironi që dikush të mos e kishte përdorur. E gjitha kjo është kundër tezës dhe ethosit të decentralizimit në teknologji.”

Shkreli tha se sheh potencial të madh në aplikimin e blockchain dhe regjistrave të decentralizuar në industrinë farmaceutike dhe se po punonte me një produkt softueri në këtë drejtim. Ai nuk dha më shumë detaje.

Në lidhje me kriptomonedhat, Shkreli tha se ka disa të ndryshme që vlera e tyre lidhet me realitetin fizik dhe financiar. “Çdo gjë stabile dhe e mbështetur në asete të vërteta është me rëndësi për mua,” tha Ai.

“Besoj se stablecoin-ët janë provuar, më shumë sesa bitcoin dhe ethereum,” tha ai. Shkreli ka në pronësi edhe disa NFT përfshirë Milady NFT. “Mendoj se NFT-të janë interesante, por shumtën e rasteve duken si shaka,” tha ai. “Nuk e shoh veten duke bërë një NFT-se vetëm nëse është me të vërtetë unik dhe ndryshe. Nuk do të ishte për arsye financiare më tepër sesa sociale.” /PCWorld Albanian

Exit mobile version